“Nga sot, qytetarët e Republikës së Kosovës mund të udhëtojnë pa viza edhe në Tajlandë”.
Kështu ka thënë ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz.
Ajo u shpreh se duke thënë se “ky është edhe një hap më shumë në fuqizimin e pasaportës së Republikës sonë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës”.
Sipas saj kjo tregon përkushtimin e ministrisë për t’i forcuar lidhjet diplomatike.
“Kjo arritje reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të zgjeruar mundësitë ndërkombëtare dhe për të forcuar lidhjet diplomatike me shtetet anembanë botës”, vijoi ministrja.