Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla: Qoftë Biden apo Trump president, Kosova do të mbajë partneritet të fuqishëm me SHBA-në

 
   

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz ka folur edhe për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në nëntor në Amerikë.

Ministrja Gërvalla tha se është çështje e amerikanëve se kë zgjedhin për president, Donald Trump apo Joe Biden.

Sipas Gërvallës, nëse amerikanët vendosin që Trump të zgjidhet president i ShBA-së, atëherë kjo gjë është një çështje e tyre, dhe se Kosova duhet të vazhdoj t’i ndërtojë marrëdhëniet me Amerikën.

“Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Amerikës janë të palëkundura dhe do të mbeten të palëkundura për shumë arsye. Amerika e di shumë mirë se cili është partneri më i fuqishëm, partneri i cili më së shumti beson në Amerikën, në vlerat amerikane e në demokracinë amerikane. Nuk duhet t’i japim shumë të drejtë vetës për të folur se kë ata duan të votojnë për president sepse është eksluzivisht çështje e tyre, nëse amerikanët vendosin që Trumpi është presidenti i tyre, atëherë ata e kanë marrë këtë vendim, dhe ne duhet të vazhdojmë t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona me Amerikën”, tha Gërvalla.

“Nuk kam asnjë dyshim që kushdo që hyn në Shtëpinë e Bardhë, qoftë Joe Biden edhe një mandat, qoftë Donald Trump, Kosova do ta mbajë partneritetin e fuqishëm”, tha tutje Ministrja Gërvalla.