Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, ka reaguar pas vdekjes se dy të rinjve nga Kosova në një aksident trafiku në Hungari.
Gërvalla ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe tha se i ka siguruar mbështetjen institucionale.
“Me dhimbje morëm lajmin për vdekjen e dy shtetasve të Republikës së Kosovës, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, në një aksident trafiku në Hungari. Sapo kontaktova me familjarë të viktimave dhe iu shpreha ngushëllime për humbjen e më të dashurve të tyre. Njëkohësisht i sigurova për mbështetjen institucionale, teksa Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës përmes misioneve diplomatike në Hungari dhe Gjermani, bashkë me autoritetet hungareze, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për kthimin e trupave të tyre“, shkroi Gërvalla në “Facebook”.
Një aksident i rëndë komunikacioni në Hungari ua mori jetën dy të rinjve kosovarë, njërit nga Prizreni dhe tjetrit nga Celina e Rahovecit.
Viktimat janë Kushtrim Hoxha dhe Jetmir Rexhepi.