Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla është takuar me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier.
Ajo ka shkruar në platformën ‘X’, se me diplomatin amerikan ka diskutuar për ngjarjet aktuale.
Postimi:
Në takimin tim të rregullt me ambasadorin amerikan Jeff Hovenier, diskutuam për ngjarjet aktuale, perspektivën tonë euroatlantike dhe përpjekjet e përbashkëta të Kosovës së bashku me aleatët e saj në NATO dhe BE për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin për këtë pjesë vendimtare të Evropës.