Gërvalla takon ambasadorin Guerot, në fokus Këshilli i Evropës dhe Frankofonia.
Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës dhe avancimi i statusit në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë, ishin temat e diskutimit që shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla pati sot në takim me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot.
Ministrja Gërvalla njoftoi diplomatin francez rreth angazhimeve të Qeverisë në procesin që po kalon vendi në politikën e brendshme dhe atë të jashtme, anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe organizata tjera ndërkombëtare.
Gërvalla falënderoi ambasadorin Guerot për përkrahje brenda Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, duke vlerësuar se Kosova ndanë vlera të përbashkëta me Francën në kulturë, shkencë, sport dhe fusha të tjera.