Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka takuar zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Mariya Gabriel.
Sipas njoftimit të MPJD-së ky takim filloi me urimin për qytetarët e Kosovës me rastin e 16-të vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Në rrafshin e marrëdhënieve të fuqishme bilaterale mes dy shteteve, ministrja Gërvalla dhe homologia e saj Gabriel diskutuan mbi thellimin e bashkëpunimit në shumë fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimet tregtare, zhvillimin e bujqësisë si dhe mbështetjen e Kosovës në rrugën e saj të integrimit në mekanizmat euroatlantik”, thuhet në njoftim.
Situata në Ballkanin Perëndimor dhe nevoja e ndërmarrjes së hapave konkret në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit në takimin dy palësh.