Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla ka takuar homologen e saj nga Malavi, Nancy Tembo.
Me të cilën diskutoi mbi zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Ministrja Gërvalla shpalosi të arriturat e Kosovës në demokratizim, sundimin e ligjit, rritjen ekonomike dhe punësimin, duke ofruar gatishmërinë për shkëmbimin e përvojave në këto fusha.
Në takim u diskutua edhe mbi të drejtat e njeriut, barazia gjinore dhe iniciativat rajonale e globale për tejkalimin e sfidave të përbashkëta.