Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërxhaliu: Opozita sterile LDK- PDK, do të mundësojë fitoren e VV me mbi 50% në zgjedhjet e ardhshme

 
   

Një analizë e thellë nga Profesori i ekonomisë z. Safet Gerxhaliu ka hedhur dritë mbi gjendjen e tanishme politike në Kosovë, duke theksuar se opozita e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po paraqitet si e “lodhur” dhe pa kauzë, duke e lehtësuar kështu rrugën për fitoren e madhe të Vetevendosjes (VV) me mbi 65% në zgjedhjet e ardhshme.

Profesori Gerxhaliu ka theksuar se kjo opozitë ka humbur lidhjen me qytetarët, besimin dhe guximin dhe se ajo është e pajtuar me perspektiven e një qeverie të drejtuar nga VV edhe në një apo edhe dy mandatet e ardhshme.

“Qeveria aktuale ka shumë gabime në shumë fusha, duke përfshirë ekonominë, arsimin, shëndetësinë, dhe shumë fusha të tjera. Megjithatë, opozita ka humbur besimin dhe nuk ka ofruar nje alternativë të qëndrueshme. Ata duhet të kuptojnë se duhet të jenë të gatshëm të ndryshojnë dhe të ofrojnë një vizion të qartë dhe të besueshëm për popullin,” ka deklaruar Profesori Gerxhaliu.

Asnjëherë historikisht, opozita në Kosovë nuk ka qenë kaq e dobtë, e pa kauzë, dhe e pa orientuar. Udhëheqësit e opozitës kanë humbur përgjegjësinë duke larguar nga skena persona me pervojë në shumë fusha dhe duke propozuar kandidatë jo profesionistë dhe pa guxim për të marrur përgjegjësi.

Sic duket, ata nuk janë te gatshëm të jenë alternativa e besueshme për qytetarët. Kjo është një mundësi e mirë për VV-në të shfrytezojë situaten dhe të arrijnë një fitore te madhe ne zgjedhjet e ardhshme, deri në mbi 50%.

Opozita duhet të riformohet dhe të prezantojë një alternativë të besueshme për qytetarët, ndryshe fitores së VV-së i paraprin një periudhë të gjatë në pushtet.

Është me fatë për Vetëvendosjen që Albin Kurti si Kryeminister nuk e ka Kurtin në opozitë.