Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërxhaliu për situatën në veri: Kosova mund t’i zgjidh problemet ekonomike kur ka stabilitet politik

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, në “Edicionin Special”, ka folur në lidhje me atë se a po dëmtohet ekonomia nga situata politike dhe e sigurisë?

Ai është shprehur se Kosova mund t’i zgjidh problemet ekonomike vetëm kur ka stabilitet politik.

“Kosova duhet të kuptohet që mund t’i zgjidh problemet ekonomike vetëm kur ka stabilitet politik dhe në qoftëse i kemi këto tensione që po ndodhin kohëve të fundit në veri, atëherë për çfarë stabiliteti politik mund të bisedohet”, është shprehur ai.

Gërxhaliu është shprehur se s’mund të ketë zgjidhje të problemit pa pasur guxim për t’u ballafaquar me të.

“Nuk mund të ketë zgjidhje të problemit pa pasur guxim për t’u ballafaquar me problemin. Në Kosovë siç duket shumë më tepër po neglizhohet kjo, sesa që po merr përkushtim për t’u trajtuar. Por, e them me përgjegjësi edhe morale edhe profesionale që efektet negative do të jenë prezente në ekonominë kosovare tek qytetarët”, u shpreh tutje ai.