Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Getinjo: Edona në BBV është definitivisht pasqyrë e tmerrshme e njeriut!

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo, ka dhënë sërish një vlerësim për konkurrentët brenda.

Ai flet kësaj radhe për Iliriana Sadriun si dhe për transgjinoren nga Suhareka, Edona James.

Reperi nga Ferizaj thotë se këngëtarja është shumë e matur dhe shumë e kulturuar, ndërsa për Edonën ka një mendim më ndryshe.

“Shumë e matur Iliriana dhe shumë me kulturë. Në TikTok e pashë rastësisht këtë video”, u shpreh ai. Artisti i njohur shtoi: “Kjo Edona është definitivisht pasqyrë e tmerrshme e njeriut në fjalor”.

I njëjti u bëri thirrje ndjekësve që të mos e shajnë në lidhje me atë që deklaroi.

Sidoqoftë, Getinjo në vitin që lamë pas është pëlqyer tejet shumë për lojën dhe maturinë e tij në këtë reality show.