Të shtunën në qytetin e Deçanit disa personalitete të fushave të ndryshme janë mbledhur për të formuar një lëvizjeje që ka si synim braktisjen vullnetare të fesë islame.
Kjo sipas pjestarëve të kësaj lëvizjeje ka në thelb notat e atdhetarizmit.
Në atë mbledhi pjesëmarrësit u deklarun se nga sot e tutje nuk janë mysliman.
E kjo nuk i ka pëlqyer ish deputetit të Kuvendit të Kosovës dhe kryetarit të Partisë “Fjala” Gëzim Kelmendi.
Madje, Kelmendi ka ftuar edhe organet e drejtësisë që të reagojnë përball kësaj lëvizjeje.
Sipas tij, nga feja islame prej vitit 1389 kur në Kosovë Perandoria Osmane e solli Fenë Islame, vlerat kombëtare shqiptare janë forcuar, ruajtur, promovuar dhe kultivuar gjithnjë e më shumë
Postimi i plotë:
Prokuroria dhe gjyqësia nuk duhet të heshtin përballë kësaj “lëvizje” në Deçan!
Këto janë disa nga thirrjet e kësaj “lëvizje” për braktisjen e Fesë Islame”:
1.Lëvizja do t’i lufton ata që atakojnë vlerat kombëtare!
2. Distancohemi nga një Fe “antinjerëzore”!
dhe…..
Por, këta përsona duhet ta dijnë mirë se prej vitit 1389 kur në Kosovë Perandoria Osmane e solli Fenë Islame, vlerat kombëtare shqiptare janë forcuar, ruajtur, promovuar dhe kultivuar gjithnjë e më shumë.
Feja Islame e ka ruajtur familjen, kombin, shtetin, kulturën, moralin, bashkëjetesën ndërfetare dhe popullin tonë në përgjithësi.
Këta përsona duhet ta dijnë mirë se thirrjet e tyre për luftim dhe thirrjet kundër Fesë Islame, janë vepra që dënohen me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.
Prandaj kërkojmë që prokuroria dhe gjyqësia të veprojnë përballë këtyre thirrjeve dhe kësaj “lëvizje”.
Gëzim Kelmendi