Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gëzimi pas votimit në Strasburg, përqafohen fort Gërvalla e deputetja e PDK’së

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka mbështetur dje raportin që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë me seli në Strasburg.

Këtij lajmi i janë gëzuar si pushteti ashtu edhe opozita, ku në një moment kanë tejkaluar dallimet partiake. Në rrjete sociale po qarkullon një video ku shihen duke u përqafuar fort Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, pas votimit pro anëtarësimit.

Ndryshe, me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, gjatë një seance plenare të martën në Strasburg.

Çështja tashmë kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës.