Deputeti nga komunitetet jo shumicë, Erxhan Galushi ka vepruar kundër legjislacionit të Kosovës sot, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Galushi është parë duke vënë baste, veprimtare kjo e ndaluar me ligj.
Erxhan Galushi është parë duke vënë baste, derisa në të njëjtën kohë ishte duke votuar.
E gjithë kjo është kapur nga kamerat.
Galushi është njëri nga deputetët që po e pengojnë themelimin e Komisionit Parlamentar për Hetimin e Rezervave Shtetërore.
Aktivitet i lojërave të fatit është i ndaluar tash e disa vite në Kosovë.