Roza Lati mes lotëve ka rrëfyer fëmijërinë e saj të trishte dhe vuajtjet që ajo dhe nëna e saj, Roza Lati kanë kaluar. Si asnjëherë më parë, moderatorja ka rrëfyer raportet me babain, i cili shpesh herë ka qenë i dhunshëm, jo vetëm me nënën, por edhe me të. Pavarësisht kësaj, Roza me krenari thotë se është vajza e Kristo Latit dhe Roza Latit.
Ndër kujtimet e saj me të atin ajo tregon se mban mend mure me gjakun e mamas së saj, por edhe një skenë ku babai i saj e kishte përplasur përtokë.
Pas divorcit me Rita Latin, moderatorja rrëfen se tumori në kokën e të atit u shkaktua nga plasja e një vene kur ai u hodh nga shkëmbinjtë e Dhërmiut.
Edhe pse prindërit e saj u ndanë Roza tregon se menduan gjithmonë për babain e saj, pasi që të mos e linin të pleqëronte vetëm e njohën me një grua nga Shkodra.
Nga kjo martesë Roza zbulon se ka edhe një vëlla nga ana e babit me të cilin ruan raporte shumë të mira.
“Jam fëmija i Rita Latit, aktores së estradës dhe i Kristo Latit. Rita ka qenë në presionin e paragjykimeve derisa njohu babin tim. Ai njohu Ritën time dhe e pa që Rita nuk ishte ashtu sic paragjykohej dhe u martua me dashuri, e deshën njëri tjetrin. Isha një fëmijë që jam rritur me nënën artiste që e donin të gjithë, e ndalonin në rrugë dhe i merrnin autografe, nga ana tjetër në shpi kishte shumë ulërima, sherre dhe dhunë. Gjaku i mamit nëpër mure.
Babi im kur ka qenë 19 vjec është hedhur nga shkëmbinjtë e Dhermiut në det. Aty është përplasur me kokë nëpër shkëmbinj. Atëherë nuk ka pasur aparatura që të shikonin se atij i kishte plasur një venë në tru. Me kalimin e kohës ajo vena iu bë tumor. Tumori në kokë u bë agresiv. Mami ishte në Amerike për xhirime. Kur vjen sjell një video që shihje videokasetat. Unë kur kam qenë e vogël i rrija televizorit afër dhe e shikoja. Mbaj mend që babait nuk po i punonte. I shkoj dhe i them: o ba mos duhet shtypur kjo. Mbaj mend më ka ngritur në ajër dhe më ka plasur në tokë në cepin tjetër. U çova, u ula në divan dhe nuk u ndjeva. Thjesht kisha ngrirë. Nuk reagoi asnjë, sepse kishin frikë. Rita kuptoi se kishte ardhur në një masë që nuk durohej më. Unë kur dëgjoja zilen e bicikletës së babait që vinte, mblidhja arushat dhe futesha poshtë krevatit. Nëna ime ka duruar një bashkëjetesë vetëm për arsye të opinionit.
Kauza ime është ti kujtoj të gjitha grave, çohu dhe ik, merre fëmijën dhe ik. Fëmija do të bëhet grua, burrë, do bëhet mal ku ti do mbështesësh kokën. Që babin mos ta linim vetëm të mos pleqëronte, se nuk e dinim sa do e kishte jetën, e njohëm me një nuse, shkodrane, me të cilin bëri një djalë, që është vëllai im nga babi. Ai është 10 vjet më i vogël se mua. Mbaj mend, babi ma sillte te shkolla që unë të afrohesha me të. Bën shumë për mua. Ka një sens humori, pa të nuk bëj dot”, tregon Roza.
Pjesë nga diskutimi
Roza Lati: Skemat e babait i kam trauma
Ledion Lico: A ekziston ndonjë kujtim i bukur që ke me babin?
Roza Lati: Shihnim dokumentare me kuaj, më mësoi shahun dhe notin. Kaq
Ledion Liço: Roza, ne jemi produkt i së shkuarës tonë. Kjo ka të bëjë vetëm me zgjedhjet që i kemi bërë me koshiencë. Ca gjera nuk i kemi në dorë. Nuk kemi në dorë në familjen e kujt do linim, ku do e kalojmë fëmijërinë. Ajo që kemi në dorë është që kur të kalojnë ca vite të bëjmë paqe me të shkuarën. Nëse nuk e bëjmë këtë jemi të destinuar të kalojmë në një lupë që është e dhimbshme.
Roza Lati: Unë nuk e mendoj pjesën e fëmijërisë time. Por kur më pyesin duhet të flas nuk e komandoj dot trurin. Nuk dal dot nga ajo gropa e zezë.
Ledion Liço: Historia është e nevojshme të thuhet. E di që të ka marrë malli për atë, për erën e dheut të pemëve. Atje ku ulesh këmbëzathur dhe…
Roza Lati: Atje ku shkarkoj ankthin.
Takimi me vëllain
Ledion Liço: Big Brother ka vendosur të të krijojë një copë të tokës tënde aty afër shtëpisë, për të rigjetur atë që të mungon nga jashtë.
Roza Lati: Si e bindën Erin të vinte
Ledion Liço: Eri mezi po priste
Eri, vëllai i Rozës: Kisha dëshirë të vija, për të të dhënë forcë, për të të treguar që të gjithë të ndjekim. Rita është mirë.
Roza Lati: Po ti
Eri, vëllai i Rozës: Edhe unë mirë, jam shëndosh cik.
Eri, vëllai i Rozës: Të kam dhënë një porosi, pse nuk e merr vaktin e mëngjesit. Më ke mërzitur pak me këtë. Do e hash vaktin e mëngjesit, mos më bëj të vij prapë.
Roza Lati: Jam shumë në siklet që je këtu sot.