Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Gjashtë metodat e lashta romake për parashikimin e së ardhmes

Parashikimi – arti i marrjes së njohurive për të ardhmen apo udhëzimit përmes mjeteve të mbinatyrshme – ishte një element kyç i jetës, fesë dhe historisë romake. Ciceroni shkruante se Romuli, një nga themeluesit legjendar të Romës, ishte një augur i aftë (një prift që bënte parashikime).

Kur Romuli pa në qiell ardhjen e”12 zogjve të shenjtë” , e cilësoi si një shenjë se duhej të sundonte. Në kohën e Jul Çezarit në shekullin I Para Krishtit, kolegji zyrtar romak i augurëvepërbëhej nga 16 prej këtyre burrave shumë të vlerësuar. Për romakët, gati gjithçka ishte një ogur ose parashikues i mundshëm, një mesazh nga perënditë që duhej lexuar dhe interpretuar nga ata që dinin. Ja cilat ishin 6 nga metodat më të pazakonta të parashikimit të përdorura nga Romakët e Lashtë.

1.Pulat

Në vitin 249 para Krishtit, komandanti romak Klaud Pulsher po përgatitej të luftonte ndaj kartagjenasve në brigjet e Drepanas në Siçili. Kurioz se si do të rridhnin ngjarjet, ai përdori një nga metodat më të njohura të parashikimit në ushtrinë romake:pulat e shenjta. Tëmbyllura në kafaz ato u morën në të gjithë botën e njohur nga ushtritë romake.

Për to kujdesen enkas nga një zyrtar i quajtur pullaris. Disa grushte me grurë shpërndaheshin në tokë dhe më pas lëshoheshin pulat. Nëse ato dilnin me nxitim nga kafazet e tyre dhe e gëlltitnin me lakmi grurin, kjo konsiderohej një ogur i mirë, dhe vendosej të niste sulmi.

Por nëse pulat ngurronin të dilnin, ose tregonin mungesë interesi për grurin, kjo konsiderohej si një paralajmërim se beteja do të humbej ndaj duhej shmangur. Kjo ishte pikërisht ajo që bëri edhe Pulsher, dhe kur pulat e shenjta nuk shkuan të hanë grurin, ai u zemërua aq shumë sa urdhëroi t’i hidhnin anash varkës së tij, duke deklaruar:”Nëse nuk hanë, atëherë le të pinë!”. Në fakt Pulsher dhe trupat e tij u shpartalluan plotësisht nga kartagjenasit në Drepana.

2.Flijimet njerëzore

Në Romën e lashtë, një prift i quajtur haruspeks, kishte për detyrë të bënte parashikime duke analizuar të brendshmet e kafshëve të flijuara, më shpesh mbi mëlçinë e deles. Megjithatë, thuhet se romakët përdornin një metodë shumë më të tmerrshme. Ajo njihej si antropomanci, ose parashikim bazuar tek qeniet njerëzore.

Romakët sakrifikonin herë pas here burra, gra dhe fëmijë për këtë qëllim, megjithëse provat për këtë nuk janë të forta. Zakonisht subjektit i hapej gjoksi ndërsa ishte ende gjallë, dhe organet e tyre nxirreshin sipas një rendi të caktuar dhe ‘lexoheshin’ derisa të vdisnin.

Prifti që kryente sakrificën, përveç studimit të ngjyrës dhe formës së çdo organi, do të vinte në dukje edhe mënyrën se si bërtiste viktima, si përgjakej, dhe mënyrën e spazmave paravdekjes. Ky informacion interpretohej për shenja dhe parashikime. Perandori sadist i shekullit III-të Elagabalus, thuhej se ishte një praktikues i kësaj metode. Julian Apostati, perandor nëvitet 332–363 Pas Krishtit, supozohet se sakrifikoi një grua me duart e tij në një tempull, duke e varur në zinxhirë dhe më pas duke ia shkulur mëlçinë.

3.Urina

Një nga metodat më të pazakonta të tregimit të fatit ishte leximi i urinës. Kjo nuk ishte unike vetëm për Romën, pasi përdorimi i saj ishte i përhapur në gjithë botën antike. Mënyrat e interpretimit ndryshonin. Disa lexonin shenja tek shija apo aroma, ndërsa të tjerët analizonin rrjedhën dhe ngjyrën.

Personi mbi të cilin bëhej parashikimi urinonte në një tenxhere me dhomë përpara se të ekzaminohej përmbajtja. Flluskat e mëdha të vendosura larg njëra-tjetrës nënkuptonin një fat të mirë, ndërsa të voglat ishin një ogur i keq dhe tregues i afrimit të sëmundjes ose vdekjes.

4.Bubullimat dhe stuhitë

Augurët dilnin në majën e kodrave për të parë dhe lexuar qiellin për mesazhe nga Perënditë.Ato mund të ishin në formën e lëvizjeve të tufave të shpendëve, rrufesë ose formës dhe lëvizjes së reve. Një formë tjetër në këtë kategori njihet si brontomancia. Ky është tregimi i fatit duke interpretuar bubullimat dhe stuhitë.

Në Romën e lashtë, augurët e interpretonin si një shenjë të mirë bubullimën në pjesën e majtë të qiellit, dhe një ogur të keq nëse dëgjohej në të djathtë. Bubullima interpretohej edhe si një pararojë e vdekjes, me kuptime të ndryshme në varësi të ditës së javës.

Të dielat zakonisht sinjalizonin vdekjen e afërt të një prifti ose dijetari, të hënat një gruaje, të mërkurat dhe të enjtet të lypsave dhe prostitutave, të premtet për shtetarët dhe gjeneralë. Bubullimat e të shtunave ishin një paralajmërim për goditjen nga murtaja ose zija e bukës.

5.Vezët

Kjo metodë njihet nga romakët si omanci. Parashikimi përmes vezëve mori forma të ndryshme, por më popullore ishte hedhja e të bardhës së vezës në ujë të vluar dhe bërja eparashikime nga format që formoheshin. Një masë e bukur rrethore, tregonte se një martesë në horizont, ndërsa një formë e parregullt si gjarpër lexohej si një paralajmërim për rrezikun që po afrohej.

Sipas një kronikani romak, Livia Druzila përdori një vezë për të parashikuar gjininë e foshnjës së saj të palindur. Ajo e inkuboi vezën midis gjoksit të saj dhe më pas kur ishte gati për t’u çelur, e mbajti vezën në dorë. Zogu ishte i gjinisë mashkull, dhe kjo tregonte se foshnja e saj do të ishte një djalë. Vezët e pathyera fërkoheshin gjithashtu në stomakun e grave shtatzëna dhe më pas hapeshin. Nga veza e papërpunuar nxirren kuptime të ndryshme. Një e verdhë veze e dyfishtë nënkuptonte binjakë.

6.Pasqyra

Në mesjetë dhe në kohët e lashta, ishte shumë i përhapur arti magjik i parashikuesit qëshihnin në një pasqyrë, mbi një top kristali, ujë apo një sipërfaqe tjetër reflektuese për të parashikuar të ardhmen apo për të kërkuar udhëzime nga një burim misterioz. Në Romën e lashtë, ata quheshin specularii, që në latinisht të thotë “pasqyrë” dhe “të shikosh”.

Perandori romak Didius Julianus, që sundoi në pranverën e vitit 193 Pas Krishtit, përdori një pasqyrë për të parashikuar rezultatin e një beteje. Ai pa humbjen e tij dhe suksesin e Severus, një nga rivalët e tij. Ky parashikim doli i saktë. Severus mundi Julianusin dhe e vrau atë në qershorin e atij viti.