Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjashtë muaj i ngujuar, Lulzim Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës

Ka gjashtë muaj që kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, jeton brenda ndërtesës së komunës.
Thotë se do të vazhdojë të mbetet aty derisa largimin nuk ia kërkon shteti i Kosovës, përkatësisht qeveria dhe kryeministri Kurti.Në një intervistë për RTK, Hetemi kërkon që KFOR-i të largohet nga objekti i komunës sepse konsideron se situata është e qetë.
Hetemi tha se kur hyri në komunë në muajin maj, përveç kaosit, nuk gjeti asnjë punëtor të administratës. Por tani thotë se gjërat kanë ndryshuar. Ka 13 drejtori, 7 drejtohen nga serbët e 6 nga shqiptarët.“Këta janë punëtorë të rinj të administratës, janë serbë të Leposaviqit”, tha Hetemi. Ai e konfirmon se përveç qeverisë dhe kryeministrit Kurti, të gjithë ia kanë kërkuar dorëheqjen.

“Respekt për Amerikën e respekt për miqtë tanë ndërkombëtarë”, tha ai.I pyetur nëse është i gatshëm të japë dorëheqje, ai deklaroi: “Dorëheqje… për çka?”.
Hetemi tregon se është i gatshëm menjëherë të largohet nga zyra, me kushtin që në këtë pozitë të vijë një kryetar që njeh dhe respekton shtetin e Kosovës.E derisa të ndodhë kjo, Hetemi do të vazhdojë të qëndrojë brenda komunës së Leposaviqit.