Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjashtë persona të vrarë si pasojë e një sulmi në Sidnej

Gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë në gjendje serioze, përfshirë një fëmijë të vogël, pas një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Sidnej.

Policia e ka konfirmuar numrin e të vrarëve dhe ka thënë se sulmuesi është qëlluar, po ashtu, për vdekje.

Policia ka thënë se sulmuesi, 40-vjeçar, ka qenë i njohur për institucionin dhe se sulmi nuk besohet se është incident terrorist.

Ndihmëskomisionari policor, Anthony Cooke, ka thënë në një konferencë për media se i sulmuesi i ka therur nëntë persona teksa ka lëvizur nëpër qendrën tregtare.

Cooke ka thënë se sulmuesi e ka kryer sulmin vetëm dhe nuk ka rrezik më për publikun.

I pyetur nga gazetarët për motivet e sulmit, ai ka thënë se janë duke u kryer hetime.

Cooke ka thënë se një zyrtare policore e ka çarmatosur dhe e ka vrarë sulmuesin e dyshuar.

“Ajo është përballur me sulmuesin… teksa ka vrapuar mbrapa tij për ta zënë, ai e ka kthyer fytyrën përballë saj dhe e ka ngritur thikën. Ajo ka shtënë me armë zjarri dhe ai person është i vdekur”, ka thënë Cooke.

Kryeministri australian, Anthony Albanese, ka thënë se bashkëndjen me familjarët e të prekurve në këtë incidient.

Në disa pamje më herët në rrjetet sociale janë parë disa viktima, si dhe një burrë duke mbajtur një thikë të madhe.

Turma njerëzish kanë ikur prej qendrës tregtare dhe njerëzit janë udhëzuar që të shmangin këtë zonë.

Në afërsi janë parë ambulanca dhe shumë makina të policisë./rel