Gjellë e shijshme me qofte

Qoet janë shumë të përdorura në kuzhinën shqiptare. Një version ndryshe nga recetat
klasike është receta gjellë me qofte.

Një pjatë e dytë shumë e shijshme dhe e thjeshtë për tu përgatitur.

Përbërësit për Gjellë me qofte

200 gr mish i grirë

2 thelpinj hudhër

1 lugë gjelle miell

2 kokrra qepë

2 karota

1 spec

1 domate e pjekur mirë

1 lugë spec i kuq

vaj ulliri

piper

kripë

Përgatitja

Zgjedhja e mishit për qoet është shumë e rëndësishme. Nëse dëshirojmë mund ta grijmë vet
mishin duke përzier mish viçi dhe derri se bashku. Në këtë mënyrë qoet do të jene akoma
më të shijshme.

Për të përgatitur qoet, në llim në një enë hedhim mishin e grirë, hudhrën e shtypur imët,
pak piper, kripë, pak miell dhe i trazojmë mirë. Marrim nga masa, sa një kokërr arrë i japim
formë të rrumbullakët dhe i vendosim në një pjatë me miell. Vazhdojmë kështu për të gjitha
qoet.

Më pas i vendosim për pak kohë në frigorifer.

Ndërkohë grijmë qepët hollë dhe i kaurdisim në një tenxhere me vaj ulliri. Sa të ulen pak
qepët hedhim specin dhe karotat e prera. Më pas hedhim domaten e grirë në rende dhe një
lugë spec.

I lemë të kaurdisen pak dhe hedhim 500 ml ujë. I hedhim kripën, e mbulojmë me
kapak dhe e lemë të ziejë në zjarr të ngadalshëm.

Pas disa minutash është koha të shtojmë qoet e përgatitura. I vendosim me kujdes në
tenxhere dhe e lëmë në zjarr për gati 20 minuta të tjera. Zjarri duhet të jetë i ngadalshëm.
Gjellë me qoe është gati. Në pjatën e servirjes i hedhim erëza të freskëta nëse dëshirojmë.
Ju bëftë mirë!