Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjeloshaj: Iniciativa për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, në Mal të Zi është mbyllur si temë

 
   

Zëvendëskryeministri për Politikat Ekonomike dhe Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Mal të Zi, Nik Gjeloshaj, tha se rrezikimi i parimeve kyçe demokratike, kursi properëndimor i shtetit, anëtarësimi në BE, harmonizimi i plotë i politikës së jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikat e BE-së dhe NATO-s, natyrisht edhe çështja e pavarësisë së Kosovës, janë vija e kuqe për qëndrimin e tij në Qeveria.

Gjeloshaj në një intervistë për mediumin “CdM’, ka thënë se janë këto vija të kuqe që nëse kalohen rrezikojnë parimet kyçe demokratike të shtetit.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit politik në të cilin operojmë, si dhe ngjarjet gjeopolitike, ka disa “vija të kuqe” që nuk do t’i kalonim. Kryesisht këto janë ato “vija” që do të bien ndesh me angazhimet e partisë sonë dhe që para së gjithash rrezikojnë: parimet kyçe demokratike, kursi properëndimor i shtetit, anëtarësimi në BE, harmonizimi i plotë i politikën e jashtme dhe të sigurisë së Malit të Zi me politikën e BE-së dhe NATO-s dhe natyrisht me çështjen e pavarësisë së Kosovës”, tha Gjeloshaj.

Ai shtoi se beson që çështja e tërheqjes së njohjes së pavarësisë së Kosovës, në Mal të Zi është mbyllur si temë.

“Prandaj shumica e shqiptarëve në Mal të Zi e mbështetën vendimin tonë. Sa i përket qëndrimeve të disa përbërësve të Qeverisë, ne ishim të bindur dhe këtë e vërtetoi edhe marrëveshja e nënshkruar e koalicionit, se s’do të ketë bisedime edhe iniciativa për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Jam i bindur se për shumicën e skenës politike dhe jo vetëm, kjo temë në Mal të Zi është e mbyllur”.

Gjeloshaj ka thënë se së shpejti pret që Qeveria të emërojë një ambasador të ri në Kosovë.