Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjenden të vrara dy modele amerikane, dyshimet për një vrasës serial

Dy modele janë gjetur të vdekura brenda 48 orëve në Los Angeles, gjë që ka ngritur dyshimet e autoriteteve për mundësinë e një vrasësi serial që tashmë po qarkullon i lirë.

Nichole ‘Nikki’ Coats e Malisa Mooney, 31 dhe 32 vjeç u gjetën pa jetë në zona të ndryshme të LA, dhe të dyja janë viktima të krimeve të dhunshme.

Familjarët e tyre janë pothuajse të sigurt se një vrasës serial është përgjegjës për krimet, ndonëse provat janë ende të paqarta, shkruan Daily Mail.

Policët e Los Anxhelosit thonë se vdekjet e tmerrshme të dy modeleve në apartamentet luksoze në qendër të qytetit nuk janë të lidhura pasi disa sugjeruan se një vrasës serial mund të jetë i lirë. 

Të afërmit e Nichole Coats e gjetën trupin pas 2 ditësh, pasi vajza nuk përgjigjej në telefon. Vdekja e saj cilësohet e dyshimtë dhe priten ende përgjigje nga mjekësia shkencore.  Dy ditë më vonë, 5 km më larg, u gjet e vrarë në një apartament luksoz Malisa Mooney. Edhe në këtë rast të afërmit u shqetësuan, pasi ajo nuk përgjigjej prej ditësh në telefon.

Alarmi tek autoritetet u ngrit nga tezja e ‘Nikki’, e cila tregon se mesazhi i fundit që mori nga bukuroshja ishte “është një maniak në qarkullim”.

Ndërsa policia po heton, anëtarët e familjes së të dy grave kanë dalë dhe kanë ndarë shqetësimet e tyre se ka një individ që vret gra në zonë.

Vdekja e dy vajzave të reja vjen pas një raporti të Bashkisë së Los Angeles për shkallën e lartë të krimit me të cilin përballen gratë me ngjyrë, edhe pse statistikat e përgjithshme të krimit në qytet po zvogëlohen. Duke cituar të dhënat e policisë, raporti vuri në dukje se gratë me ngjyrë përfaqësojnë vetëm 4.3 për qind të popullsisë së qytetit, por përbëjnë 25-33 për qind të viktimave të dhunës.