Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet e vdekur gruaja në Tiranë

Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar pasditen e sotme në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë. Rafije Abedini, 73-vjeç u gjet e vdekur në banesë, e cila sipas policisë dhe dëshmisë së vajzës së viktimës, ajo vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Gjithashtu thuhet se nga veprimet hetimore nuk të kryera në vendngjarje, rezulton se 73-vjeçarja, është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune. Deri tani dyshohet se vdekja ka ndodhur nga shkaqe natyrale, ndërsa pritet ekspertiza për të përcaktuar shkakun përfundimtar të vdekjes.

‘Më datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në rrugën “Sulejman Pitarka”, ka ndërruar jetë në banesën e saj shtetasja R. A., 73 vjeçe, e cila nga verifikimet paraprake rezulton se kohët e fundit kishte shfaqur probleme shëndetësore dhe vuante nga disa sëmundje të ndryshme.

Nga veprimet e para hetimore, të kryera në vendngjarje, rezulton se shtetasja R. A., është rrëzuar disa ditë më parë dhe nuk ka dëmtime ose shenja dhune.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, por për të përcaktuar në mënyrë përfundimtare shkakun e vdekjes pritet ekspertiza e thelluar nga IML’, informon policia.