
Një i moshuar është gjetur i vdekur mbrëmjen e kësaj të hëne në shtëpinë e tij në Durrës. Viktima raportohet se është 82-vjeçari P.G.
Rrethanat e vdekjes momentalisht nuk janë të qarta, por viktima raportohet se është gjetur me dëmtime në trup me mjete prerëse. I moshuari jetonte i vetëm në lagjen 16 të këtij qyteti.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të saj.