Gjendet i vdekur një person në Sllovi të Lipjanit. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima është një burrë i moshës 70 vjeçe.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë së vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.
“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia është duke i vazhduar hetimet rreth rastit, i cili po trajtohet si hetim i vdekjes”, ka thënë Hoxha.