Një person është gjetur mbrëmë i vdekur në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftoj se me datë 26.02.2024 rreth orës 22:37, Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan kanë marrë një informatë se në bodrumin e një ashensori të një ndërtese në rrugën Gjilan-Kamenicë është vërejtur një person i cili dyshohet të jetë i vdekur. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit dhe të gjitha njësitet relevante, ku me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në obduksion.”, ka thënë Hashani.
Sipas raportimeve në media, viktima është Musah Hamiti, 66-vjeçar, i cili është zhdukur më 10 janar të këtij viti. Në momentin që është zhdukur, siç raporton Paparaci, ai dyshohet se me vete i kishte rreth 80 mijë franga.