
Një burrë është gjetur dje i vdekur në Pejë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet, raporton Express.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“HETIM I VDEKJES – Pejë / 13.06.2024 – 10:00. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.