Një person është gjetur i pajetë mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” të qytetit të Vlorës.
Policia thotë se viktima është i moshës rreth 60-vjeç dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
“Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Isa Boletini”, në rrugë, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, një shtetas ende i paidentifikuar, i moshës rreth 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, bën me dije policia e Vlorës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.