Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Aktuale

Gjendet një person i vdekur në Prishtinë, dëshmitari thotë se e gjeti të shtrirë në tokë

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në rrethana të dyshimta në Prishtinë mëngjesin e së shtunës.

Në raportin ditor të policisë, citohet një dëshmitar i cili thotë se tashmë të ndjerin e kishte gjetur të shtrirë në tokë, për çka e kishte telefonuar emergjencën, shkruan Gazeta Insajderi.

Sipas PK’së, viktima vdiq në QKUK.

“Prishtinë / 04.05.2024 – 07:40. Raportohet se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Sipas dëshmitarit, viktimën e ka gjetur të shtrire në tokë, i njëjti e ka njoftuar emergjencën të cilët e kanë marrë personin dhe e kanë dërguar në QKUK, ku dhe ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.