Është gjetur një veturë në lumin Lepenc, rreth 200 metra larg vendit ku ka ndodhur aksidenti i së shtunës në rrugën Shkup – Bllacë.
Siç raportohet në medie, pritet të konfirmohet nëse vetura është BMW e familjes Pacolli dhe nëse brenda saj gjenden anëtarët e kësaj familje.
Përplasja bëri që vetura “BMW” me targa të Kosovës ta humbte drejtimin dhe të përfundonte në lumin Lepenc.
Paraprakisht, Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se është arrestuar shoferi i veturës me targa nga Shkupi, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.