
Një 48-vjeçar është gjetur i pajetë tek ish-Stacioni i Trenit në Tiranë, rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm.
Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se nga kqyrja e trupit të tij, nuk janë gjetur shenja dhune te shtetasi i pajetë.
Paraprakisht dyshohet që humbja e jetës të ketë ardhur për shkaqe natyrale, ndërkohë që Grupi Hetimor po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./A2CNN