Një emigrant i paligjshëm është gjendur pa shenja jete në fshatin Trestenik të Devollit në kufi me Greqinë.
Sipas informacioneve mësohet se emigranti është i kombësisë siriane dhe trupi i tij është gjetur nga policia dhe Frontex.
Sipas të dhënave paraprake në trupin e sirianit nuk janë gjetur shenja dhune, dyshohet se ka ndërruar jetë nga i ftohti.
Nga policia po kryhen të gjitha veprimet procedurale për zbardhjen e mëtejshme të kësaj ngjarje.