Është gjetur mëngjesin e të martës edhe trupi i pajetë djalit 3-vjeçar të Alma dhe Erdgys Arrazit, të mbytur të shtunën në lumin Buna. Një ditë më parë u gjet edhe trupi i vajzës së dytë të çiftit ndërsa të shtunën ishte gjetur trupi i vajzës së madhe, 9-vjeçare.
Të tre fëmijët janë mbytur në lumë bashkë me nënën e tyre, që dyshohet të jetë hedhur vetë nga Ura e Bunës. Për ngjarjen, policia ka arrestuar babain e tre të miturve, Erdgys Arrazi, i cili akuzohet se me dhunën psikologjike që ka ushtruar ndaj bashkëshortes, e ka shtyrë drejt vetëvrasjes, shkruan A2Cnn.