Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet trupi i pajetë i një 50-vjeçari në rrugë, ja çfarë dyshohet!

Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në fshatin Vreshtaj të Elbasanit mëngjesin e sotëm (6 prill) rreth orës 09:00.

Sipas policisë, në trupin e 50-vjeçarit me iniciale Y. D., nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Vreshtaj, në rrugë, është gjetur trupi i pajetë dhe pa shenja dhune i shtetasit Y. D., 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin me prova ligjore të rrethanave të rastit.