Dialogu Kosovë – Serbi po vazhdon të mbetët pa një marrëveshje finale.
Është Serbia ajo e cila nuk pranon marrëveshjet duke mos pranuar njëkohësisht as pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo të gjendur në këtë situatë, së fundmi presidentja Osmani u shpreh se pas zgjedhjeve në Bashkimin Europian do të ketë ndërmjetës të ri që do ta marrë përsipër dialogun Kosovë-Serbi.
Prandaj, ajo tha se këta muaj deri në zgjedhje janë vendimtarë për këtë proces.
E në lidhje me këtë temë në një prononcim për “Bota sot”, ka folur profesori Muhamet Kelmendi.
Muhamet Kelmendi
Ai thotë se BE ka sjellur këtë situatë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, dialogu pa status i Kosovës, të cilën BE e ka në bazë, ka krijuar gjendje tek Serbia për të marrë aksione kriminale.
“BE po përpiqet që para se të shkohet në zgjedhjet parlamentare, në disa muaj në vijim, të arrihet marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë. Ky është një pikësynim që është vështirë të realizohet. Kjo, jo pse Kosova mbanë përgjegjësi, por për faktin se vet BE e ka krijuar gjendjen për të mos patur marrëveshje gjithëpërfshirëse. Dialogu pa status i Kosovës, të cilën BE e ka në bazë, ka krijuar gjendje tek Serbia për të marrë aksione kriminale për të realizuar gjoja shtetësinë serbe mbi territorin e Kosovës. Në këtë kuadër nuk ka as marrëveshje”, u shpreh ai.
Në fund profesori shprehet skeptik për një marrëveshje finale, duke shtuar që me.Borrell, Lajçak dhe Escobar nuk arrihet marrëveshja gjithpëfshirëse.
“Kosova nuk mundet të pranon ndonjë marrëveshje që nuk e garanton shtetësinë dhe intergritetin territorial të Republikës. Ndërsa, shteti serb e dëshiron ripushtimin. Kurrë z.Borrell dhe z.Lajçak nuk e kanë deklaruar në konferenca dhe në çdo kontakt faktin se Kosova është shtet i pavarur. Çdo herë ka qenë për këta ndërmjetës statusi juridik i pazgjidhur. As në muajte e mbetur para zgjedhjeve në BE dhe në SHBA nuk pritet ndonjë hapë pozitiv. Gjendja do të keqësohet. Me z.Borrell, z.Lajçak dhe z Escobar nuk arrihet marrëveshja gjithpëfshirëse”, përfundoi Kelmendi për “Bota sot”.