
Tre persona janë lënduar si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, tha për Express se dy prej të lënduarve janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale ndërsa një është ende në Emergjencë.
Syla tha se gjendja e tij është më e rënduar.
“Mosha e tij është rreth 20 vjeç”, tha Syla.
Ndërkaq, për rastin janë deklaruar edhe nga Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 03:00, në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishte, në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë nga policia.