Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, kolonë një kilometër e gjysmë te Dheu i Bardhë

 
   

Gjatë orëve të pasdites vazhdon të ketë pritje dhe kolona në disa nga pikat e kalimeve kufitare të Kosovës.

Ardhja e mërgimtarëve për pushime ka shkaktuar kolona 1500 metra në hyrje Te Dheu i Bardhë duke pritur 100-120 minuta.

Kolona në dalje të kësaj pike kufitare ka 100 metra dhe pritjet janë 10-15 minuta, sipas të dhënave të orës 17:22 nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Pritje në hyrje të pikës tjetër të kalimit kufitar Muçibabë janë nga 10 deri në 10 minuta, ndërsa kolona është 80 metra. Në dalje të kësaj pike kufitare pritjet janë nga 5 deri 10 minuta, teksa kolona është 600 metra e gjatë.

Në pikën tjetër të kalimit kufitar Kullë pritjet në hyrje janë nga 10-20 minuta me kolona 50-70 metra, ndërsa në dalje pritjet janë 10-20 minuta me kolona 40-50 metra.

 Image
 Të dhënat MPB 
 

Pritje ka në hyrje të Vërmicës – 700 metra ku udhëtarët duhet të presin 10-15 minuta, ndërsa në dalje nuk ka kolona.

Në Merdare nuk ka kolona në hyrje-daljet e kësaj pike të kalimit kufitar, teksa pritjet janë 5-10 minuta.