Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendja shëndetësore e Hashim Thaçit, Nasim Haradinaj: Shumë shqetësuese

Hashim Thaçit, sot nuk ishte i pranishëm në gjykimin e sotëm në Gjykatën Speciale.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj ka folur për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit, Hashim Thaçi.

Ai tha se ka folur para katër ditëve me Salih Mustafën, por nuk ka folur me Thaçin pasi i kanë telefonatat e limituara.

Ndërkaq, shtoi se sipas tij nuk është puna mirë.

“Jo nuk kam informatë, skam folë, ka katër pesë ditë që kam fol me Calin, Hashimi, Kadria edhe Rexha i kanë të kufizime telefonatat edhe me familjet e veta. Por ata që e lexova për shkaqe shëndetësore, mendoj që nuk është puna mirë, zakonisht është diçka akute nëse nuk është protestë.

Tutje, Haradinaj vijoi:“Me ni çka kom ni unë mrena keshesh me ta, gjithçka janë vetëm jurista nuk janë. Mendoj që është shumë shqetësuese qoftë vetëm nëse një dhom i ka dhimtë”, tha ai në “DPT te Fidani”.