Opinionisti Aurel Dasareti, ka shprehur zhgënjimin e tij për gjendjen politike në trojet shqiptare, duke kritikuar ashpër disa figura politike si Ramush Haradinaj dhe Memli Krasniqi, të cilët i cilëson si “tradhtarë” dhe “mercenarë”.
Në një shkrim të dërguar në gazetën “Bota sot”, ai i ka akuzuar ata për qëndrime të pandershme ndaj veprimeve të dëmshme të Serbisë, duke nënkuptuar se ata janë indiferentë apo të kënaqur me dëmet që i shkaktohen interesave shqiptare.
Dasareti ka theksuar gjithashtu se politikanët hajdutë dhe mashtrues përfitojnë nga naiviteti dhe presionet e përditshme që rëndojnë mbi popullin shqiptar.
“Në trojet shqiptare kemi shumë hajdutë dhe mashtrues në politikë. Dëgjova se krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i AAK-së, i njohur si “gjenerali” 7-8 yjesh Ramush Haradinaj dhe krye-shakaxhiu tradhtar mercenar i PDK-së, i njohur si Memli Krasniqi, janë shumë të gëzuar që terroristët e shtetit terrorist, Serbia ka dëmtuar kanalin e ujit në Ibër Lepenc.
Sa më kriminale dhe të pista të jenë veprimet e terroristëve serbë ndaj shqiptarëve, aq më e bukur buzëqeshja e këtyre banditëve shqipfolës.
Shqiptarët janë kaq mendjelehtë, dhe aq të rënduar nga ngarkesat e përditshme, sa hajduti e mashtruesi gjen gjithmonë dikë për të mashtruar”, ka thënë Dasareti.