Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjenerali shqiptaro-amerikan jep paralajmërimin e frikshëm: Ditë të zeza për Kosovën, ja bisedimet e Vulinit me Wagner

 
   

Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka thënë se ditë të zeza po vijnë për Kosovën.

Ai ka njoftuar se ministri serb Aleksandar Vulin po shqyrton mundësinë e trasnferimit të grupit Wagner në Serbi, përcjell Bota sot.

“Ditët e zeza për Kosovën!

Vulini është në kontakt me shefin e Wagnerit për mundësinë e transferimit të një pjese të forcave të Wagnerit në Serbinë Qendrore”, ka shkruar Maralusha në një postim në Facebook.

Kreu i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, dikur aleat i ngushtë i Putinit, bëri thirrje për rebelim të armatosur kundër udhëheqjes ushtarake ruse natën e 23-24 qershorit dhe, një ditë më vonë, trupat e tij hynë në komandën e ushtrisë ruse në qytetin e Rostov-on-Donit, i cili është qendra kryesore për sulmet në Ukrainë.

Prigozhin, grupi i të cilit ka udhëhequr pjesën më të madhe të luftimeve në Ukrainë, u tërhoq me forcën e tij paraushtarake nga selia e ushtrisë ruse në Rostov, në jugperëndim të Rusisë, më 26 qershor.

Prigozhin, i është thënë se grupi i tij Wagner që përbëhet nga mercenarë nuk do të luftojë më në Ukrainë pasi ai refuzoi të nënshkruante kontrata për të vënë mercenarët e tij nën ndikimin e Ministrisë së Mbrojtjes, tha një ligjvënës i lartë të enjten./Botasot