Gjenerali shqiptaro-amerikan Muharrem Maralusha, ka paralajmëruar “ditë të zeza për Kosovën dhe Ballkanin”, nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në Amerikë.
Në një postim në Facebook, Maralusha ka theksuar se Trump i ka premtuar ish-ambasadorit për dialog Richard Grenell, se do t’ia jep Serbisë nën kontroll gjithë veriun e Kosovës, përcjell Bota sot
“Ditë të zeza për Kosovën dhe Ballkanin, në qoftë se çifti Trump/Grenell i fitojnë zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA.
Për aq sa e njoh unë Trumpin (qysh prejt vitit 1965), në qoftë se ai fiton, ky i ka premtuar Grenellit se do ta kurorëzojë atë lëvizje të Ballkanit. Kjo domethënë se veriu i Kosovës, me gjithë pasurinë e tij përrallore me minerale, do të kontrollohet nga Serbia.
Trumpi edhe një herë do të bëhet miliarder me ndihmën e Serbisë”, ka shkruar gjenerali.
Kjo nuk është hera e parë që Maralusha alarmon për një gjë të tillë. Ai edhe më herët ka folur për rrezikun që ideja e ndarjes së Kosovës të ringjallet, nëse vjen në pushtet Trumpi dhe “grupi” i tij në Kosovë.
“Kur disa miq të Kosovës (brenda dhe jashtë), e zbuluan tradhtinë, çdo gjë doli në shesh dhe plani dështoi. Por, ky plan djallëzor prapë do të ngjallet dhe do të bëhet një ligj aktual, në qoftë se vjen në pushtet klika e Trumpit/Grenellit dhe këlyshët e tyre në Kosovë (unë e shti në këtë grup edhe një mik jo të ndershëm të Kosovës – Edi Ramën). Prandaj, unë jam kundër çdo dialogu me Serbinë. Kosova duhet të mbështetet në patriotizmin dhe dinjitetin e saj”, kishte shkruar Muharrem Maralusha./Botasot