
Gjenerali shqiptaro-amerikan, Muharrem Maralusha ka reaguar në lidhje me largimin e Gabriel Escobar nga pozicioni i tij për rajonin e Ballkanit.
Maralusha në Facebook lëshoi disa deklarata të fuqishme në lidhje me largimin e paparitur të Escobarit dhe madje paralajmëroi hetime ndaj tjj.
“Gabriel Escobar tani duhet të hetohet për aktivitete spiunazhi dhe korrupsion kundër Shteteve të Bashkuara në emër të Serbisë.
Jam i sigurt se FBI tashmë ka nisur hetimin. Dhe, kjo është arsyeja e largimit të tij të papritur”, shkroi ndër të tjera Maralusha, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Heqja e Gabriel Escobarit nga pozicioni i tij
Gabriel Escobar tani duhet të hetohet për aktivitete spiunazhi dhe korrupsion kundër Shteteve të Bashkuara në emër të Serbisë.
Jam i sigurt se FBI tashmë ka nisur hetimin. Dhe, kjo është arsyeja e largimit të tij të papritur.