Qeveria e Kosovës i kërkoi Agjencisë Kadastrale të Kosovës që pronat e kontestuara përreth Manastirit të Deçanit t’i regjistrohen pikërisht këtij institucioni fetar.
Kjo, sipas Kurtit, ishte vendosur si kusht për anëtarësimin e vendit në Këshillin e Evropës.
Por amerikani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë pak para ikjes nga Kosova, tha se për anëtarësim në KiE, janë edhe dy kushte tjera: njëri ka të bëjë me shpronësimet në veri, dhe tjetri me themelimin e Asociacionit.
Megjithatë, me këtë deklaratë nuk po pajtohen gjermanët.
Knut Abraham, Frank Schwabe, Max Lucks, por edhe Michael Roth, të katër këta deputetë të Bundestagut gjerman, kanë dalë kundër deklarimeve të Escobarit.
Ata po thonë se për anëtarësimin e Kosovës vend KiE-ja, e jo ShBA-ja.
“Është krejtësisht e pakuptueshme që ShBA-ja vendos kushte shtesë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Kjo qasje e pabalancuar e ShBA-së ndaj Kosovës duhet të ndalet përfundimisht. Është e padrejtë. Këshilli i Evropës dhe shtetet e tij anëtare komandojnë – jo ShBA-ja”, tha Roth sot në një postim në X.
Njëjtë u deklaruan edhe Schwabe, Lucks e Abraham gjatë ditës së djeshme.
“Me gjithë respektin për të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, Këshilli i Evropës po bën të mundur gjëra që të tjerët nuk mund t’i arrinin. Dhe ne do të vendosim për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në bazë të rregullave dhe vlerave tona”, tha Schwabe.
“Këshilli i Evropës është i fortë sepse është i pavarur. Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të vendosim në mënyrë të pavarur në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE). Themeli ynë është Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimet mizore siç është dënimi me vdekje siç praktikohet në ShBA”, u shpreh Lucks.
Knut Abraham tha se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE) do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“I vlerësojmë brengat e Escobarit, por mund ta sigurojë atë se PACE do të përcaktojë në mënyrë të pavarur kriteret për KiE dhe do të vlerësojë përmbushjen e tyre”, tha Abraham në një postim në X.
Ndër të tjera, ai tha se kriteret për anëtarësim në KiE, ShBA-ja nuk t’i përmbushte “për shkak të dënimit me vdekje”.
Po ashtu, edhe deputetja austriake, Stephanie Krisper, e cila njëherësh është edhe anëtare e delegacionit austriak në APKE.
“I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shprehu shqetësime për Kosovën. I takon APKE-së për të vlerësuar përmbushjen e kritereve të anëtarësimit nga Kosova për në KiE. Mbi rregullat dhe vlerat e tij. Dhe ne do ta bëjmë këtë”, tha ajo në X.