Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Gjetët kohë për ne, në këtë kohë trazirash”/ Rama në konferencë me Blinken: Shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë!

Kryeministri Edi Rama e cilëson një datë historike këtë ditë, kur Shqipëria mirëpriti sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Rama vlerëson vizitën e Blinkenit në një kohë kur Evropa dhe bota po përballet me disa trazira.

“Është gjithnjë një ditë e shënuar në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, dita kur një sekretar i Shtetit viziton vendin tonë dhe në llogarinë tonë ju jeni i gjashti. Por, këtë herë, ne kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi të vetëdijshëm për kohën e trazuar, jo vetëm në kufijtë e Evropës, por edhe në zona të tjera me rëndësi strategjike.

Fakti që ju gjetët kohë dhe e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë, është për ne një shenjë shumë e rëndësishme e miqësisë, por edhe e vlerësimit që ju i bëni kësaj miqësie, këtij partneriteti dhe këtij rajoni”, u shpreh Rama në konferencën e përbashkët për shtyp me sekretarin Blinken në Kryeministri.