Djali në foto është Xhojsi Lamaj, studenti i Akademisë së Policisë.
Orët e fundit Xhojsi ka qenë kryefjalë e mediave sociale prej veprimit të tij fisnik. Ai ka gjetur një portofol me mbi 10 mijë euro dhe nuk ka hezituar ta dorëzojë në polici.
Akademia e Policisë njofton: “Kursanti i Kursit të 18-të, Patrullë e Përgjithshme, Xhojsi Lamaj, ka gjetur një portofol me një sasi të konsiderueshme në valutë dhe lekë, karta bankare dhe dokumente të rëndësishme, të cilat i ka dorëzuar në strukturat përkatëse të policisë. Kursanti u falenderua nga drejtuesit e AS-së. Veprime të tilla janë mesazhe dhe shembuj të ndërgjegjes”.
Lajmin e ka ndarë edhe Bledi Mane duke vlerësuar veprimin e Xhojsit.