Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjetja e eshtrave në Podujevë, që dyshohet të jenë nga lufta e fundit – dërgohen në IML për identifikim

 
   

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e gjetjes së eshtrave të një njeriu në Podujevë, e që dyshohet të jenë nga lufta e fundit.

Gjetjet eshtërore janë tërhequr nga zyrtarët e Instituti të Mjekësisë Ligjore dhe janë dërguar për obduksion dhe identifikim.

“Podujevë Viti 1999.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë realizuar urdhëresën për ekshumim në një lokacion në komunën e Podujevës, ku janë hasur gjetje eshtërore që besohet se janë të trupit të njeriut dhe i përkasin periudhës së luftës së fundit”, thuhet në raport.