Policia e Kosovës, ka njoftuar se mbrëmë është grabitur një pompë derivatesh në Gjilan.
Sipas policisë, një person me maskë i ka kërcënuar punonjësit me thikë duke grabitur rreth 700-800€ punëtori ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur.
Rasti është duke u hetuar
“Rr. Skënderbeu-Gjilan, 15.09.2023-21:20. Viktimat një mashkull dhe një femër kosovarë, punëtorë në një pikë karburanti, kanë raportuar se një person i dyshuar me maskë në kokë dhe nën kërcënimin e një arme të ftohtë thikë ka grabitur rreth 700-800€ nga punëtori i pompës së derivateve, ndërsa nga punëtorja ka grabitur rreth 100-150€ dhe kishte ikur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.