Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjini: Edhe kryetarët e komunave kandidojnë në listën e AAK-së, përfshirë edhe mua

 
   

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka konfirmuar se kryetarët e komunave nga radhët e AAK-së do të jenë kandidatë për deputet në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka thënë se nëse AAK-ja fiton zgjedhjet ose hynë në koalicion qeverisës, atëherë ndonjë nga kryetarët mund të marrë pozitë.

Por, ai ka thënë se ai personalisht nuk do ta lëshojë pozitën e kryetarit të Gjakovës për sa kohë ka mandat.

Ka thënë se qëllim e ka maksimalizimin e votës, për ta bindur popullin që Albin Kurti duhet të largohet nga pushteti.

“Po është vendim. Do të kandidoj edhe unë. Që të jemi të qartë ne jemi duke punu me maksimalizu votën. Nëse Aleanca ka me fitu pushtetin atëherë dikush prej kryetarëve të komunave ka me marrë post qeveritar. Nëse i fitojmë zgjedhjet, ose një koalicion qeveritar. Unë jo, nuk e lëshoj detyrën e kryetarit të komunës deri në fund as për me qenë ministër. Por dua me garu me mbledh vota sa më shumë për Aleancën, për koalicionin me Nismën, për opozitën se duhet me bë diçka për me hek Albin Kurtin”, ka thënë ai.