Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjini: Nën qeverisjen Kurti, Kosova ka marrë sanksione nga BE, e Serbia ka nënshkruar kontrata të mëdha me ta

 
   

Ardian Gjini, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) njëherit Kryetar i Gjakovës ka folur rreth kritikës së AAK-së ndaj qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se si AAK besojnë se shumëçka nuk është në rregull me qeverisjen Kurti.

“Ne në Aleancë besojmë qe ka problem të cilat janë të riparueshme edhe ka problem të cilat rrezikojnë të jenë të pariparueshme të shkaktuara absolutisht prej qeverisjes Kurti”, ka thënë Gjini.

Ai ka thënë se qytetarët e vendit duhet të pyesin se si është e mundur që të gjitha vendet e Bashkimit Evropian u bënë bashkë për ti vënë sanksione Kosovës ndërsa qveria duhet sipas Gjinit ti jap përgjigje popullit.

“Për gjatë kësaj kohe Kosaova ka marr sanksione derisa Serbia ka nënshkruar kontrata të mëdhaja”.

Ai gjithashtu ka thënë se një pyetje tjetër që duhet shtruar është se “Çfarë i ka bërë Albin Kurti Kosovës me energjinë?”.

“Kosovës i është ofru mundësia që ai gazsjellës[gazsjellësi amerikan në portin e Selanikut] me kalu nëpër kosovë atëherë me kalu edhe nëpër Serbi. Në rrethana të tilla… ai gaz do ti sillte të hyra Kosovës. Ajo çfarë ka bërë Albin Kurti është me refuzu gazin”, ka thënë Gjini duke shtuar se qëllim strategjik i SHBA-ve ka qenë gazi në Ballkan.

Ai ka shtuar se në rast se gasi do të kalonte nëpër Kosovë, Serbia do ta merrte nga ne, por pas kësaj që ka ndodhur, në të ardhmen sipas gjasave, Kosova do ta marr nga Serbia.

“Kush ja bënë vendit të vet këtë ‘nder’ tu e pas në ofertë edhe të pagume prej SHBA-ve”, ka pyetur Gjini.