Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë e vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, ka qenë i rëndë.
Gjini tha se Kurti ka tentuar të përfitoj nga kjo çështje.
“Në politikë, në demokraci, kanë me korrë çka mbjellin, nëse mbjellin thera kanë me i korrë, nëse lule kanë me i korrë. Vendimi për manastirin e Deçanit, ka qenë i vështirë në vitin 2016 jo tash. Është bërë i vështirë, prej njerëzve që kanë dashur të përfitojnë prej situatës. AAK-ja nuk ka dashtë me përfitu. Nuk ka organizu protesta në Deçan për vendimin e Kushtetuese. Albin Kurti ka organizu protesta në Deçan, duke mëndu, që për shkak se vendimi i Kushtetueses është i pa apelushëm, që dikush ka me marrë vendimin dhe me regjistru në kadastër në Decan, ka shpresu që dikush e bën për me përfitu politikisht”tha ai në “Debat Plus”.