Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini ka thënë se kjo parti nuk është e rreshtuar në mbështetje të krijimit të Asociacionit.
Ai ka thënë se AAK e ka mbështetur planin franko-gjerman dhe qeverinë Kurti në çuarjen përpara të këtij plani, pasi sipas tij është në të mirë të Kosovës.
“Serbia na ka montuar mos-themelimin e Asociacionit në Kosovë që nuk është kurrfarë tmerri për Kosovën ashtu siç ka qenë. Mirëpo mos-themelimi i Asociacionit dhe insistimi i Kosovës në këtë rrugë qon vetëm në një drejtim në atë që po e dëshiron Serbia e që është ndarja e Kosovës”, ka thënë Gjini.
Derisa e ka quajtur ‘gogol Asociacionin’, Gjini ka thënë se partnerët e Kosovës janë të interesuar për një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë.