Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjinovci i reagon O’Brien-it, që kritikoi Qeverinë Kurti për dinarin: Veç e keni një problem me Serbinë!

 
   

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka vënë në pikëpyetje partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes vendimit për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

O’Brien ka paralajmëruar se nëse SHBA nuk trajtohet si partner, edhe Qeveria e Kosovës nuk do të trajtohet si partnere.

“Unë nuk bëj kërcënime të vakëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere”, ka thënë O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës të martën.

O’Brien ka kërkuar që vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), të tërhiqet tërësisht dhe më pas të gjendet një zgjidhe.

“Njerëzit duhet ta dinë se si do t’i paguajnë faturat. Kur lexoj deklaratën e Bankës Qendrore, aty nuk thotë se do ta lejohet përdorimi i dinarit. Thotë se do të ofrohet një alternativë. Kjo duhej bërë para se të zbatohej vendimi në bashkëpunim me komunitetet e prekura dhe me fqinjët që preken nga vendimi dhe sinqerisht me Bashkimin Evropian dhe ne. Pra jo, duhet ta ndërpresin menjëherë këtë dhe pastaj të punojmë drejt zgjidhjes së problemit konkret, që ata duan të zgjidhin, ashtu siç veprojnë shtetet moderne evropiane”, ka theksuar ai.

Atij për këto deklarime i ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, përcjell Bota sot.

“Veç e keni një problem që as me Serbinë sun po bohni partner se ajo s’po don me juve, po me Rusinë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.